perkujdesja-logo

MISIONI

Përkujdesja u krijua si një platformë , e cila do të shërbejë si një urë komunikimi mes profesionistëve të rinj shqiptarë dhe pacientëve të tyre. Por si lindi ideja për krijimin e një platforme të tillë?

Lindi pikërisht aty, nga përditshmëria jonë, nga nevoja. Problematikat e hasura së fundmi në Shqipërinë; papunësia, emigrimi i profesionistëve në fushën e mjekësisë, mungesa e mjeteve alternative të komunikimit me ofruesit e shërbimeve mjekësore, pamundësia për t’ju gjendur pranë moshës së tretë frymëzuan një grup të rinjsh për të krijuar një zgjidhje. Një zgjidhje që do të identifikojë nevojat dhe do të japë zgjidhje cilësore dhe direkte për të dyja palët; pacientin dhe ofruesin e shërbimit.

Përmes nxitjes së punësimit të profesionistëve shqiptarë në fushën e mjekësisë dhe shkencave mjekësore, ne synojmë ti shërbejmë të gjithë atyre që kanë nevojë për shërbim mjekësor në shtëpi dhe jo vetëm.

“Të gjithë së bashku mund ti shërbejmë komunitetit tonë!”

 

VLERAT

vlerat