perkujdesja-logo

Si funksionon perkujdesja.al?

Përkujdesja është një platformë e re online në tregun shqipëtar ku do të gjeni të listuar ofrues të shërbimeve mjekësore të ndryshme në shtëpi!

Kjo platformë ka per synim t’ju lehtësojë kërkimin/ofrimin e shërbimeve dhe të plotësojë nevojat shëndetësore të të gjithë personave që kanë nevojë të menjëhershme për një vizitë mjekësore, por e kanë të pamundur të drejtohen drejt qendrave shëndetësore! Në situatën aktuale, ku të gjithë jemi të detyruar te qëndrojmë në shtëpi për të ruajtur shëndetin tonë dhe të familjarëve tanë, përdorimi i kësaj platforme është zgjidhja ideale për JU!

Nëse je një mjek, infermier, logoped, psikoterapeut, fizioterapeut, zotëron një farmaci apo një klinikë dentare dhe dëshironi te jeni pranë njerzve në këto momente të vështira dhe jo vetëm, mjafton të klikoni www.perkujdesja.al , të krijoni një llogari me të dhënat tuaja dhe të bëni listimin e shërbimit tuaj. Aty do të keni mundësi të listoni shërbimet që ju ofroni, vendodhjen dhe disa informacione të tjera shtesë të rëndësishme. Sapo profili juaj të verifikohet, shërbimi juaj do të bëhet publik për tu aksesuar nga të gjithë vizitorët e faqes, në këtë mënyrë ju do të jeni më pranë pacientëve tuaj. 

Në aspektin tjetër, nëse keni nevojë për ndihmë mjekësore për vete apo për një familjarin tuaj, në www.perkujdesja.al vendosni vendodhjen tuaj, kërkoni dhe brenda pak minutash do të gjeni  ofruesin e shërbimit më të afërt. Kontaktoni drejtpërdrejtë me ta dhe vendosni një orar takimi për konsultën.

Vetëm në këtë mënyrë, të gjithë do mund të bashkëpunojmë për të mirën tonë dhe të komunitetit ku jetojmë!

Së bashku mund t’ja dalim!

howto-proffesionist
howto-pacient