Përkujdesja është e para platformë inovatore shqiptare e cila synon të jetë ‘një vend takimi’ virtual mes pacientit dhe ofruesit të shërbimit shëndetësor duke pasur si qëllim informimin dhe ofrimin e shërbimve shëndetësore.
Kjo platformë synon të thjeshtësojë komunikimin pacient-profesionist dhe rrjedhimisht ofrimin e shërbimit shëndetësor.
Duke realizuar ndërlidhjen e pacientit me ofruesin e shërbimit shëndetësor që është më pranë tij, në këtë mënyrë reduktohet koha e përgjigjes dhe kosto nga të dyja palët. Për me tepër, kjo platformë është e aksesueshme kudo dhe në zonat rurale ku transmetimi i informacionit është akoma më i vështirë se në zonat urbane dhe aksesueshmëria ndaj shërbimit shëndetësor është tepër e ulët.
Vizioni ynë
Vizioni ynë, është ti vijmë në ndihmë komunitetit! Si fillim duke qënë një kanal i ri komunikimi dhe promovimi i profesionistëve, gjë e cila i gjeneron atyre më tepër pacientë potencial dhe nga ana tjetër i lehtëson pacientëve, kryesisht të moshuarve gjetjen dhe marrjen e shërbimit shëndetësor në një kohë më të shpejtë.
Përkujdesja ‘lindi’ në një kohë relativisht të vështirë; në fillimin e pandemisë, periudhë gjatë së cilës transmetimi i informacionit ishte tepër i vështirë.
Për këtë arsye, platforma Përkujdesja, u shndërrua shumë shpejt në një kanal të ri komunikimi për të gjithë profesionistët e fushës së mjekësisë, duke nisur që nga infermierët, mjekët, fizioterapistët, logopedët etj. Pacientët gjithashtu u njohën me një burim informacioni lehtësisht të aksesueshëm ku mund të marrin zgjidhje brenda një kohe shumë të shkurtër përsa i përket kërkesave të tyre shëndetësore (të vazhdueshme apo urgjente).
Çdo vlerësim, kritikë apo sugjerim i juaji vlen për ne.
Zgjidhni mënyrën më inovative për të arritur tek pacienti juaj.
Si Funksionon