Përkujdesja është një platformë softuerike online e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, e cila funksionon si një ndërmjetësuese, përmes promovimit online, midis ofruesve të shërbimeve mjekësore dhe pacientëve.
Çdo profesionist i licensuar si ofrues i shërbimeve mjekësore, si dhe çdo biznes i kategorisë klinikë dentare dhe qendër multidisiplinare ka te drejtë të regjistrohet në platformë, duke ngarkuar të gjithë dokumentacionin përkatës sipas kategorisë së listimit. *Theksojmë se materialet si licensa, që vërtetojnë lejimin e ushtrimit të profesionit, nuk do të bëhen publike në platformë.
Çdo pacient mund të regjistrohet në platformë apo të regjistrojë në rolin e pacientit një të afërmin e tij dhe të kërkojë shërbim për këtë të fundit, në rastin kur ai e ka të pamundur aksesimin e platformës(në rastin e moshave të treta).
Të gjithë profesionistët që listohen në këtë platformë kalojnë një proçes verifikimi bazuar në dokumentacionin që ata ngarkojnë në momentin e listimit, siç mund të jenë licensa e ushtrimit të profesionit apo certifikata të tjera profesionale, në rastin kur ata janë profesionistë të lirë. Në rastin kur listohet një biznes, siç mund të jetë një klinikë dentare, farmaci, laborator mjekësor apo qendër multidisiplinare, ata verifikohen në bazë të NIPT.
Platforma Përkujdesja nuk mban asnjë përgjegjësi përsa i përket ofrimit të shërbimit mjekësor. Përzgjedhja e profesionistit është plotësisht përgjegjësi e pacientit. Për këtë arsye në platformë pasqyrohet i gjithë informacioni i nevojshëm ngarkuar nga profesionisti.
Profesionisti ka të drejtë të publikojë në platformë paketa specifike të shërbimit që ai ofron. Numri i paketave të shërbimit varet nga lloji i abonimit që profesionisti ka zgjedhur. Pacienti ka të drejtë të blejë një ose më shumë paketa shërbimi nga profesionistët e listuar në platformë.
Në rast se pacienti përmes platformës arrin të dëshmojë që ka marrë një shërbim mjekësor nga X profesionist, për veten apo për një familjar të tijin të regjistruar në platformë, ka të drejtë të lërë një vlerësim për këtë profesionist. Për të ruajtur transparencën, ky vlerësim publikohet në mënyrë direkte pa pasur nevojën e aprovimit të administratorit. Në këtë mënyrë; vlerësimet në profilin e profesionistit përbëjnë një faktor të rëndësishëm në procesin e vlerësimit të tij nga një pacient potencial.
Platforma Përkujdesja nuk mban asnjë përgjegjësi dhe nuk ka asnjë përfitim nga pacienti në momentin e marrjes të një shërbimi mjekësor. Transkasioni financiar ndodh midis profesionistit dhe pacientit sipas bisedës paraprake që ata bëjnë.
Në rastin kur pacienti zgjedh të blejë një paketë shërbimi të një profesionisti përmes platformës, procesimi i pagesës ndodh online përmes platformës. Pacienti paguan online platformës dhe platforma paguan profesionistin duke aplikuar mbi vlerën e paketës, një tarifë ndërmjetësimi prej 10%.
Në momentin që pacienti regjistrohet në platformë si i tillë dhe kërkon të marrë shërbim
mjekësor nga një profesionist i listuar në platfomë, bie dakort që profesionisti mund të
ruajë në platformë të dhëna mjekësore të tij të cilat mund të përfshijnë:
• Të dhëna personale të pacientit të nevojshmë për historikun e tij mjekësor.
• Të dhëna mjekësorë mbi diagnozat apo konsultat që janë aplikuar mbi pacientin nga ky
profesionist.
• Të dhëna apo komente mbi shërbimin mjekësor të ofruar nga profesionist dhe gjendjen
mjekësore aktuale të pacientit.
*Këto të dhëna mund të aksesohen përmes platformës nga vet pacienti apo i afërmi i tij, i
cili ka bërë regjistrimin e tij në platformë.
Zgjidhni mënyrën më inovative për të arritur tek pacienti juaj.