Emirjeta KUNIQI

  • 3 Vlerësime

Përshkrim

Dr.Emirjeta KUNIQI

Ka kryer studimet pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dega Mjekësi e Përgjithshme, me rezultate shume te mira, në periudhën 2001- 2007. Me pas ka kryer stazhin një vjecar si vullnetare pranë QSH Nr.9 Tiranë.

Gjate viteve 2011-2015 ka perfunduar Ciklin e tretë te Studimeve “ Specializime afatgjata në mjekësi “ në profilin “Pediatri”, pranë Departamentit të Pediatrisë në Fakultetin e Mjekësisë, UMT ( Universiteti Mjekësor i Tiranës ) QSUT, “ Nënë Tereza “ Tiranë.

Që prej 20. 06. 2010 është lektore në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Fakulteti i Studimeve Profesionale, Departamenti i Mjekësise. Jep lëndët e Ciklit të parë të studimeve Bachelor, “Pediatri/Gjenetikë”, “Fiziologji”, si dhe lëndët në Ciklin e dytë të Studimeve, Master Profesional, “Kirurgji Pediatrike “, dhe ’’Pediatri Infermierike”. Po ashtu në fillimet e saja ka relatuar edhe lëndët “ “Eksperience Klinike I “, “ Geriartri “, “Obstetrikë- Gjinekologji”, ’’Neurologji”, dhe “Sëmundje Infektive”.

EKSPERIENCA E PUNES:

2007-2009; Mjeke e Pergjithshme " Qendra Shendetesore Nr.9"

2011-2015 ; Specializante Pediatrie QSUT Qendra spitalore universitare " Nene Tereza",

Shtator 2019-Mars 2020; Mjeke Pediatre Sante Plus Hospital Tirana,

Aktualisht Mjeke Pediatre, Swissmedical centre,
Mjeke Pediatre KLINIKA 3 YJET Part-time, oncall.


Gjatë kësaj periudhe ka prezantuar dhe botuar artikuj shkencore në konferenca kombëtare e ndërkombëtare si brënda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, si Mal i Zi, Sllovaki, Britani e Madhe, Spanje etj.

Ka marrë pjesë në shumë trajnime si në mjekësi urgjence, mjekësi e familjes si dhe në fushën e pediatrisë të zhvilluara nga Fondacioni Shëndetësor ABC, AHF ( Albanian Health Fund), PRIME, FMEI dhe Departamenti i Mjekësisë së Familjes. Gjithashtu ka marrë pjesë në trajnimet e realizuara nga SF-I ( Swiss Foundation for innovation ) Tiranë, Albania, AAF-OMI ( Austro-American Found –Open Medical Institute) Salzburg, seminars General Pediatrics CHOP ( Children Hospital Of Philadelfia ), CME ( Continuing Medical Education ), Salzburg, AUSTRI.

Antare e UMSH , “Urdhri i Mjekut te Shqiperise” nga viti 2008 si dhe anëtare e SHPSH ” Shoqata Pediatrike Shqiptare “ që nga viti 2011.


Sherbimi pediatrik ka per qellim e objekt te saj grupmoshat 0-14 vjeç,
ndjekja dhe vleresimi i rritjes dhe zhvillimit,
c'rregullimet e rritjes dhe zhvillimit (evidentimi ne kohe si dhe korrigjimet dhe trajtimet perkatese).
Ushyerja natyrale dhe artificiale: edukim dhe promocion i ushqyerjes natyrale, ushqyerja me qumesht gjiri ( perparesite e ushqyerjes me qumesht gjiri si nje vlere e shtuar e tradites sone kombetare ) si dhe nxitja e nje ushyerje cilesore sesa sasiore.

Kequshqyerja, malnutricioni dhe obesiteti.

Patologjite respiratore/ te rrugeve te frymemarrjes.

Patologjite e traktit tretes, etj

Shërbimet

Dëshironi të lini një vlerësim për këtë profesionist?

Hyr për të lënë një vlerësim

Vlerësime