Qendra psiko-sociale "be puzzle", u themelua në Tiranë, në vitin 2016.
Prej 4 vitesh, ofron shërbimin e identifikimit, diagnostikimit dhe trajtimit të çregullimeve të zhvillimit në fëmijëri. Ka një eksperiencë të gjerë dhe të suksesshme në trajtimin e çregullimit te spektrit të autizmit, hiperaktivitetit, paaftësisë intelektuale, vonesës në zhvillim, vonesave gjuhësore etj.
Me nje ekip multidisiplinar, të përbërë nga Psikiate për fëmijë dhe adoleshentë, Psikologe klinike, Terapiste ABA, Logopede dhe Fizioterapiste, "be puzzle" synon të rris cilësinë e shërbimeve me fokus fëmijët. Synon të krijojë modele të mira të shërbimeve psikosociale për kujdesin e fëmijëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Dëshironi të lini një vlerësim për këtë profesionist?
Hyr për të lënë një vlerësim