Përshkrim i shkurtër I Qendrës Tiss
Qendra e Shërbimeve dhe Trajtimit Psiko-Social “TISS”, u themelua në vitin 2014 me Vendimi Nr. 929,datë 08.10.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe filloi udhëtimin e saj me një grup profesionistësh në fushën sociale dhe psikologjike.
Në vitin 2017 Qendra TISS hap degën e saj edhe në qytetin e Durrësit.
Qendra e Shërbimeve dhe Trajtimit Psikosocial TISS, synon të ndihmojë fëmijët me nevoja të vecanta, si Crregullim I Spektrit të Autizmit dhe Crregullime të tjera Neurozhvillimore, si dhe familjet e tyre në kapërcimin e problemeve sociale dhe psikologjike dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së tyre.
Stafi i qendrës Tiss është i përbërë nga një Ekip I konsoliduar Multidisiplinar: Psikiatër Infantil, Pediatre zhvillimi, Psikologe klinike, Specialiste e Metodës ABA, Terapiste ABA, Logopedë dhe Fizioterapiste.
Dëshironi të lini një vlerësim për këtë profesionist?
Hyr për të lënë një vlerësim