Logopedi

Motorika fine

Post Image

ℹ Motorika fine u referohet lëvizjeve që bëjnë muskujt e vegjël të duarve. Shkathtësitë motorike fine janë përdorimi i një grupi të muskujve të vegjël siç janë gishtat dhe duart të cilat kërkojnë saktësi,inteligjencë dhe koordinim të syve me duart për të kontrolluar arritjen e zbatimit të lëvizjes. Shkathtësitë motorike fine fillojnë kur fëmija sapo të ketë...

ℹ Motorika fine u referohet lëvizjeve që bëjnë muskujt e vegjël të duarve. Shkathtësitë motorike fine janë përdorimi i një grupi të muskujve të vegjël siç janë gishtat dhe duart të cilat kërkojnë saktësi,inteligjencë dhe koordinim të syve me duart për të kontrolluar arritjen e zbatimit të lëvizjes. Shkathtësitë motorike fine fillojnë kur fëmija sapo të ketë lindur. Kjo mund të shihet kur foshnja shtrëngon grushtin e tij, i cili është zhvillimi i parë i aftësive motorike fine . Së bashku me rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, aftësitë motorike fine gjithashtu zhvillohen, sidomos tek fëmijët e moshës 3-7 vjeç. Fëmijët në këtë interval kohor kanë motorikë shumë të shpejtë zhvillimi. Ato përdoren për të realizuar detyra të tilla si: mbajtja e lapsit për të vizatuar, mbajtja e gërshërës për të prerë një fletë, mbajtja e lapsave me ngjyra për të ngjyrosur, vendosja e rruazave, e goglave ose e makaronave me vrimë të madhe në pe ....etj. Gjithashtu luajnë një rol shumë të rëndesishëm për çdo individ, sepse aktivitetet e përditshme pothuajse të gjitha përfshijnë këto aftësi motorike si: mbajtja e objektve të vogla,mbajtja e lugës ,pirunit, lodrës.... etj. ‼Motorika fine është një nga elementet më të rëndësishme në rehabilitimin e fëmijëve. #klinikalogopedikeBrunildaLleshi #logopedeBrunildaLleshi #logopedi #zhvillimiifëmijës #motorikafine #rehabilitimgjuhësor #aftësitëmotorikësfine


Para

Parimet e...

Pas

Pasojat af...


0 Komente

Lër një koment

Hyr për të lënë një koment.