Shumë fëmijë me çrregullime artikulimi apo fonologjike mund të kenë deficite të muskujve oral. Këto deficite mund të manifestojnë hiper ose hipo sensibilitet të muskujve. Struktura orale përfshin nofullën, gjuhën, buzët dhe qiellzën. E folura është një veprim kompleks dhe kërkon koordinimin e saktë të të gjithë muskujve të sipër përmendur. Terapia orale motore tek fëmijët me crregullime funksionale të...
Shumë fëmijë me çrregullime artikulimi apo fonologjike mund të kenë deficite të muskujve oral. Këto deficite mund të manifestojnë hiper ose hipo sensibilitet të muskujve. Struktura orale përfshin nofullën, gjuhën, buzët dhe qiellzën. E folura është një veprim kompleks dhe kërkon koordinimin e saktë të të gjithë muskujve të sipër përmendur. Terapia orale motore tek fëmijët me crregullime funksionale të artikulimit konsiston në ushtrime për buzët, gjuhën dhe nofullën. Fëmijët, të cilët kanë nevojë për terapi oro motore duhet të kenë karakteristikt e mëposhtëme: 1. Prodhim i dobët i bashkëtingëlloreve buzore (B,P,M) që rezulton nga rënia e forcës dhe e kontrollit të buzëve. 2. Prodhim i dobët i tingujve që kërkojnë ngritjen dhe kontrollin e gjuhës. (T,D,N,L) 3. Diferencim të dobët të zanoreve të mesme (A,E,Ë) që rezultojnë në pozicion jo adekuat të nofullës. Qëllimet e trajtimit oro-motor janë: 1. Të rrisë vetëdijen për mënyrën e artikulimit. 2. Normalizimi i hiper po hipo ndjeshmërisë ndajstimulimit të muskujve të zonës së gojës. 3. Të eleminojë modelet reflective të vjetra të artikulimit dhe ti zëvendësojë me lëvizje të reja të sakta për artikulimin. 4. Te rrisë stabilitetin dhe diferencimin e lëvizjes së strukturave orale. 5. Të përmirësojë artikulimin duke rritur fuqinë dhe njëpasnjëshmërinë e lëvizjeve të komponentëve të mekanizmit oral. Hierarkia e hapave të trajtimit oro-motor: 1. Pozicionimi i duhur për krijimin e një ekuilibri të duhur të qafës, supeve dhe kokës. 2. Normalizimi i ndjeshmërisë orale. 3. Rritja e kontrollit të nofullës. 4. Forcimi i lëvizjeve të buzës. 5. Rritja e kontrollit të gjuhës për të lëvizur (lartë, poshtë, anash) Disa udhëzime të përgjithshme që duhen patur parasysh në zbatimin e terapisë oro-motore: 1. Cdo procedurë sqarohet me fjalë përpara aplikimit. 2. Aplikohet sistematikisht stimulimi dhe ndiqen të njëjtat linja veprimi në cdo hap. 3. Fillohet stimulimi me pjesët e jashtme duke lëvizur nga të dyja anët drejt vijës së mesit. 4. Përdoren lëvizje të forta dhe të ngadalshme. 5. Përdoret pasqyra që fëmija të kuptojë më mirë lëvizjet e reja që po aplikohen. Logopede Ana Kotro Qendra e shërbimeve terapeutike Logomed/ fondacioni "Logo Alb"
Autori
Pas
Sa dëmton...
0 Komente