Vera e nxehtë na ka bërë t’i ndjejmë nevojën kondicionerit si kurrë më parë. Gjatë verës, kondicioneri është kudo, duke filluar nga zyrat tona, në makinë dhe në çdo dhomë në shtëpinë tonë. Kur temperaturat arrijnë mbi 35 gradë, kondicioneri bëhet nje nevojë më shumë sesa një luks. Por qëndrimi për një kohë të gjatë në një ambient me kondicioner,...
Vera e nxehtë na ka bërë t’i ndjejmë nevojën kondicionerit si kurrë më parë. Gjatë verës, kondicioneri është kudo, duke filluar nga zyrat tona, në makinë dhe në çdo dhomë në shtëpinë tonë. Kur temperaturat arrijnë mbi 35 gradë, kondicioneri bëhet nje nevojë më shumë sesa një luks. Por qëndrimi për një kohë të gjatë në një ambient me kondicioner, ka edhe shumë efekte anësore, të cilat mund të jenë të dëmshme dhe të pakëndshme për trupin tuaj. Lexoni më poshtë për të njohur efektet anësore që mund të shkaktojë kondicioneri: 1. Sy të thatë. Nëse ju tashmë keni sy të thatë, qëndrimi për një kohë të gjatë në një ambient me kondicioner mund të përkeqësojë simptomat. Sytë tuaj do të ndjehen më të irrituar. Njerëzit me sindromë të syve të thatë duhet të evitojnë qëndrimin në një ambient me kondicioner për një kohë të gjatë. 2. Lëkurë e thatë. Lëkura e thatë dhe e irrituar mund të jetë normale për personat që qëndrojne për një kohë të gjatë në një ambient me kondicioner. Ekspozimi i tepërt me kondicionerin dhe diellin mund ta përkeqësojnë lëkurën tuaj. Lëkura Juaj mund të përmirësohet pas disa orësh të të qënit jashte, por ajo mund të përkeqësohet dhe të qëndrojë e thatë për më shumë se zakonisht. 3. Dehidratim. Shkalla e dehidratimit është më e lartë në ambientet me kondicioner. Kondicioneri thith shumë lagështi nga dhoma, gjë e cila do të shkaktojë që ju të ndiheni të dehidratuar. 4. Probleme respiratore. Kondicioneri mund të shkaktojë gjithashtu probleme respiratore në hundë, fyt dhe sy. Ju mund të ndjeni fyt të thatë, rhinitis dhe bllokim nazal(do të ndiheni të bllokuar). Rinitis është një gjendje e cila shkakton inflamacion të mukozës së membranës së hundës e cila mund të shkaktohet nga nje infeksion viral ose reaksion alergjik. 5. Astma dhe alergji. Kondicioneri mund të përkeqësojë simptomat tek personat që vuajnë nga astma dhe alergjitë. Ndër ata që janë të ndjeshëm, qëndrimi brenda mund të ndihmojë pasi i mban larg ndotësve të tjerë. Por të tjerët mund të përjetojnë të kundërtën. Nëse kondicioneri juaj nuk pastrohet dhe mirëmbahet siç duhet, kjo mund të rrisë rreziqet e shkaktarëve që mund të përkeqësojnë astmën dhe alergjitë. 6. Sëmundje infektive. Qëndrimi në ambiente me kondicioner për një kohë të gjatë mund të japë tharje të hundës. Mund të ndodhë edhe acarim në mukozat dhe tharja e mukozës. Mungesa e mukozës mbrojtëse mund t'ju bëjë më të predispozuar ndaj infeksioneve virale. 7. Dhimbje koke. Të qenit i dehidratuar për shkak të kondicionerit mund të shkaktojë dhimbje koke dhe migrenë. Dehidrimi është një shkas i cili shpesh neglizhohet kur bëhet fjalë për migrenën. Kur hyni dhe dilni nga dhomat ku ka kondicioner ose dilni jashtë nxehtësisë papritmas pasi jeni në dhomë më kondicioner për shumë kohë, ka mundësi që të merrni një dhimbje koke. 8. Letargji. Pajisja e cila ju qetëson edhe kur jashtë është shumë nxehtë mund të bëjë diçka shumë negative. Studimet kanë treguar se njerëzit që qëndrojnë në ambiente me kondicioner për periudha të gjata kohore janë ankuar për letargji dhe plogështi.
0 Komente