Çfarë është një ritëm anormal i zemrës? Kur sistemi elektrik i zemres nuk funksionon mire , ritmi normal i zemres mund te demtohet.Mbi bazen e demtimit qe shkaktohet zemra mund te rrah me shpejt, me ngadal ,ne menyre te crregullt ose te ndaloj. Crregullimet e ritmit te zemres zakonisht quhen artimi kardiake ose disritmi kardiake. Aritmit mund te shkaktohen nga probleme qe...
Çfarë është një ritëm anormal i zemrës? Kur sistemi elektrik i zemres nuk funksionon mire , ritmi normal i zemres mund te demtohet.Mbi bazen e demtimit qe shkaktohet zemra mund te rrah me shpejt, me ngadal ,ne menyre te crregullt ose te ndaloj. Crregullimet e ritmit te zemres zakonisht quhen artimi kardiake ose disritmi kardiake. Aritmit mund te shkaktohen nga probleme qe lidhen me sistemin elektrik te zemres(nodi sino-atrial , nodi atrio-ventrikular ose percimi ventricular), ose nga probleme qe shkaktohen nga faktor jashte zemres. Faktoret e jashtem jane : 1.crregullimet elektrolitike ne gjak, 2.crregullimet hormonale , 3.ilacet qe mund te kete perdorur pacienti apo perdorimi I drogave. Cdo crregullim i ciklit elektrik te zemres qe shkakton rrahje anormale quhet disritmi. Disritmit klasifikohen ne:a) mbi nodin AV dhe b) nen nodin AV. Ato mund te jene te shpejta , te ngadalta , te crregullta, te herepashereshme ose te perhereshme. Cfare e shkakton crregullimin e ritmit te zemres? Crregullimet e zemres ndahen ne crregullime qe shkaktohen nga probleme te zemres dhe ne crregullime qe shkaktohen nga faktor te trupit jashte zemres te cilet ndikojne ne ritmin e zemres. crregullime qe shkaktohen nga problemet jashte zemres : 1.Mungesa e oksigjenit mund te ndodh kur mushkerite e kane te pamundur te transportojne oksigjenin nga ajri ne gjak. 2.Anemia ose rruazat e kuqe te gjakut te ulta zvogelojne transportin e oksigjenit ne gjak dhe shkaktojne problem me zemren. 3.crregullimet elektrolitike 4.Crregullimet e gjendres tiroide 5.Substanca apo ilace qe merren nga jashte :kafeina , alkooli, ekspozimi ndaj te ftohtit ekstrem dhe per nje kohe te gjate , substance te ndaluara sic jane amfetaminat . crregullime qe shkaktohen nga problemet brenda zemres : 1.infarkti ne zemer , ne te cilin enet koronare qe furnizojne zemren me gjak bllokohen , 2.Zmadhim I dhomave te zemres per shkak te problemit me valvulat e zemres (sic eshte zgjerim I atriumit te majte nga stenoza mitrale ).Zmadhim I ventrikulit te majte (muskulit te zemres )nga hipertensioni apo infarkti I kaluar. 3.Frekuenca e larte e zemres mund te lidhet me problemet me rruget e percimit te zemres.Kjo gje mund te krijoj qark te shkurter elektrik ne zemer e cila mund te jap rrahje te shpejta te zemres deri ne 150 here ne minute.Kjo gje mund te shkaktohet nga rruge elektrike te teperta (ekstra) sic eshte sindroma WPW(Wolf- Parkinson –White )ose nga crregullime te qelizave te elektricitetit sic eshte flateri ose fibrilacioni atrial . Zvogelimi I rrahjeve te zemres mund te jete gjithashtu problematik. Nese zemra rreh ngadal kjo gje mund te shkaktoj ulje te tensionit dhe per pasoj mosfurnizim te mjaftueshem me gjak te organeve . Kjo situate mund te shkaktohet nga plakja e nodit sino-atrial(nyje elektrike ne zemer ) dhe paftesia e tij per te shkaktuar impulset e nevojshme , por kjo gje mund te shkaktohet edhe nga disa ilace per mjekimin e hipertensionit.(beta-bllokuesit, kalcibllokuesit, ) Cilat jane shenjat e ritmit te crregullt te zemres? Shume njerez mund te kene crregullime te ritmit te zemres por nuk I vene re ato.Tkurrjet e parakohshme te dhomave te zemres (atriale ose ventrikulare )jane variacione te normes dhe shumica e njerezve nuk jane te vetedijshem per kete . Shenjat e para te crregullimeve jane: 1.Palpitacionet: ndjesia qe zemra po rreh ngadal , shpejt , ne menyre te rregullt, te crregullt ose po ben ndalim here pas here.Palpitacionet mund te jene te here pas hereshme dhe kerkojne mjekim.Per shkak te crregullimeve te ritmit mund te kemi renie te tensionit tek pacienti e cila mund te shoqerohet me: Dobesi te vjella dhimbje gjoksi veshtiresi ne frymarrje Ne situate te renda pacienti mund te rrezohet ne toke dhe te humb vetedijen.Kjo gje shkaktohet nga aritmit kercenuese per jeten sic jane :fibrilacioni ventricular, takikardia ventrikulare. Cilat jane crregullimit me te shpeshta te ritmit te zemres? Fibrilacioni atrial Fibrilacioni atrial ndodh kur atriumi humb aftesine per tu kontraktuar ne menyre ritmike Sinjali elektrik nuk vjen vetem nga nje zone e atriumit por nga disa zona .Kjo shkakton fibrilacion , apo dridhje e atriumit ne vend te kontraksioneve te tij. Nyja AV per shkak te sinjaleve elektrike te shumta kalon vetem disa prej qindra sinjaleve te derguara.Kontraksioni I ventrikujve(pompes se zemres zakonisht eshte I shpejte dhe i crregullt). Shenjat jane :rrahje te shpeshta ,dobesi , marrje fryme , dhimbje gjoksi Fibrilacioni atrial me frekuence te larte , qe shkakton dhimbje gjoksi mund te kerkoj goditje elektrike per te kontrolluar ritmin e zemres. Nje komplikim shume I rendesishem I fibrilacionit atrial eshte formimi I Flateri atraial ne brendesi te mureve te zemres.Keto trombe mund te shkeputen dhe te bllokojne arterie te ndryshme ne organizem duke shkaktuar infarkt ne organet ku shkojne. Nje komplikim I rendesishem eshte vajtja ne tru duke shkaktuar infarkt te tij dhe paralize. Trajtimi I fibrilacionit varet nga shume faktor sic jane: prej sa kohesh eshte shfaqur , cfare ankesash shkakton,Mbi bazen e saj doktori vendos per te rikthyer ritmin normal ose per te kontrolluar ritmin ekzistues. Fibrilacioni atrial mund te jete nje ritem I sigurt dhe te mos rrezikoj jeten kur ritmi I itij eshte I kontrolluar.Ilacet perdoren per te kontrolluar ritmin e zemres .Nese crregullimet e ritmit shkaktojn probleme me tensionin atehere duhet qe fibrilacioni atrial te kthehet ne ritem te rregullt.Ilacet qe hollojne gjakun duhet te perdoren ne personat me fibrilacion atrial. Ne personat te cilet nuk e tolerojne fibrilacionin atrial per shkak te uljes se tensionit apo ankesave te vazhdueshme te tyre mund te kryhet nje mjekim me specifik ose kardioversioni (goditja elektrike) . Flateri atrial Flateri atrial eshte I ngjashem me fibrilacionin atrial .Ne flaterin atrial vetem nje zone atriumit eshte e irrituar dhe ajo con impulse me frekuence te larte 300 here ne minute.Flateri atrial mund te kaloj ne fibrilacion atrial dhe anasjelltas. Bradikardia sinusale Per arsye te brendshme apo te jashtme te zemres ajo mund te filloj te rrah me ritem te ngadalte. Bradikardia sinusale eshte nje ritem I zemres me frekuence me te ulet se 60 here / minute.Kjo mund te vij nga perdorimi ilaceve(beta bllokues, kalci bllokues) qe e frenojne ate por mund te vihet re edhe tek sportistet. Sinkop vazo-vagal eshte nje episode I nje bradikardia sinusale te thelle deri ne 40 here ne minute I shkaktuar nga nxitja e tepruar e sistemit vagal. Nderkohe qe sistemi simpatik I trupit nxitet nga adrenalina dhe shkakton rritjen e rrahjeve te zemres , sistemi parasimpatik nxitet nga nervi vag dhe nga acetilkolina dhe shkakton uljen e rrahjeve te zemres.Tek disa persona ekspozimi ndaj dhimbjeve te forta ose emocioneve te forta mund te shkaktoj nxitjen e nervit vag , zvogelimin e rrahjeve te zemres dhe zgjerimin e eneve te gjakut duke shkaktuar gjendje te fikti. . Nervi vag mund te stimulohet edhe ne rastin e daljes se urines me veshtiresi duke shkaktuar gjendje sinkopale (renie ne toke ). Takikardia Rritja e rrahjeve te zemres mund te vij nga atriumet ose nga ventrikujt.Rritja e rrahjeve nga ventrikuli mund te rrezikoj jeten. Fillimisht duhet evidentuar lloji I rrahjeve te shpejta dhe me opas te fillohet mjekimi I duhur per kontrollin e tyre dhe per ta future zemren ne ritem te rregullt.Ne rritja e rrahjeve shoqerohet me ulje te tensioonet apo mmarje fryme duhen marr masa me te mshpejta dhe urgjente sic eshte goditja elektrike ne menyre qe zemra te futet ne ritem te rregullt sa me shpejt. Takikardia sinusale Takiakdraia sinusale eshte nje ritem I rregullt I zemres me frekuence te larte .Kjo gje ndodh kur trupi I dergon sinjale zemres per te rrakur me shpejt , ose kur sistemi elektrik I saj stimulohet nga kimikate . Rritja e rrahjeve ndodh ne rastet e meposhtme The body needs increased cardiac output in times of physiologic 1.Stresi: eshte nje faktor qe stimulon rrahjet e zemres. 2.Ushtrrimet fizike kerkojne sasi te madhe oksigjeni dhe kjo detyron zemren te rrah me shpejt per te plotesuar nevojat e indeve p[er oksigjen . 3.Dehidratimi: humbja e lengjeve e detyron zemren te rrah me shpejt per ta kompesuar ate. 4.Trauma : per shkak te gjakrrjedhjes apo humbjes se lengjeve(ne rast djegje). 5.Kimikate apo medikamente: kafeina, alkooli, fenilefrina, pseudoefedrina, adrenalina , metamfetamin, kokaina, alcohol. Fibrilacioni ventrikular Fibrilacioni ventrikular nuk eshte teknikisht nje rrahje e shpejt e zemres pasi ventrikuli nuk arrin dot te kontraktohet por vetem te dridhet dhe te fibriloj.Per shkak se zemra nuk kontraktohet nuk qarkullon gjak ne organizem dhe te gjitha funksionet e organizmit ndalojne.Nese nuk veprohet menjehere per te rikthyer ritmin normal te zemres me goditje elektrike pacienti mund te humbi jeten. Perdorimi I defibrilatorit te jashtem ne vende publike mund te shpetoj jeten e pacientit. Disa persona qe kane zmadhim te zemres ose qe kane patur episode te fibrilacionit ventrikular ju kerkohet vendosja e defibrilatorit te implantuar (nje paisje qe vendoset ne zemer) e cila parandalon episode e ardhshme dhe vdekjen e papritur nga kjo situate. Ky lloj crregullimi shkaktohet ne personat qe po kalojne infarkt ose nga dobesimi dhe zgjerimi I zemres .Gjithashtu mund te shkaktohet edhe nga crregullimete elektrolitike ose nga helmimet . Takikardi ventrikulare Takikardia ventrikulare eshte nje tjeter rritem I shpejte I zemres qe fillon ne ventrikul.Shkaqet jane te njejta si me fibrilacionin ventrikular por ritmi eshte pak me I ngdalte duke i dhene mundesi ventrikulit te kontraktohet .Kjo eshte nje emergjence mjeksore pasi takikardia venrikulare mund te kthehet ne fibrilacion ventrikular. MSc.Elson Jaçaj +355682477367 tel,wats up,viber elsonjacaj1984@gmail.com
0 Komente