Çrregullimi bipolar Çrregullimi bipolar është një gjendje psikiatrike e karakterizuar nga ndryshime ekstreme të humorit. Pacienti shfaq, veçanërisht, momente euforie ekstreme të alternuara me depresion të rëndë. Kjo shkakton një shqetësim të rëndësishëm klinik dhe dëmton funksionimin personal, social, në punë dhe/ose në shkollë. Zakonisht, shfaqet në fund të adoleshencës ose në fillim të periudhës adulte, për të qënë më pas i...
Çrregullimi bipolar Çrregullimi bipolar është një gjendje psikiatrike e karakterizuar nga ndryshime ekstreme të humorit. Pacienti shfaq, veçanërisht, momente euforie ekstreme të alternuara me depresion të rëndë. Kjo shkakton një shqetësim të rëndësishëm klinik dhe dëmton funksionimin personal, social, në punë dhe/ose në shkollë. Zakonisht, shfaqet në fund të adoleshencës ose në fillim të periudhës adulte, për të qënë më pas i pranishëm më pak apo më shumë gjatë gjithë jetës. Shkaku kryesor i çrregullimit bipolar është i panjohur. Faktorët që mund të çojnë në këtë sëmundje janë: trashëgimia, aspekte stresuese të jetës, çrregullimi i serotoninës dhe noraderenalinës (neurotransmetues) dhe faktorë psikosocialë. Simptomat janë të shumta, por më të zakonshmet janë: • Agresivitet • Haluçinacione • Depresion • Ankth • Paranoja • Pagjumësi • Delir • Çrregullime të oreksit • Bradikinezia • Ulje të dëshirës seksuale • Marramendje Diagnoza përcaktohet nga mjeku specialist mbi bazën e anamnezës, vlerësimit të simptomave dhe sjelljes së pacientit. MSc.Elson Jaçaj Kontaktoni ne wats up +355682477367
0 Komente