Logopedi

Disleksia dhe rehabilitimi logopedik

Post Image

Disleksia është një vështiresi në të nxënë, e cila prek aftësitë për të lexuar rrjedhshëm dhe saktë . Mënyra e sekuencimit dhe renditjes së informacionit në trurin e një individi me disleksi ndryshon shumë nga e nje individi jo disleksik. Shkaqet janë neurobiologjike dhe i atribuohen shpërndarjes jo normale të materies gri, simetrisë së dy hemisferave të trurit, si dhe...

Disleksia është një vështiresi në të nxënë, e cila prek aftësitë për të lexuar rrjedhshëm dhe saktë . Mënyra e sekuencimit dhe renditjes së informacionit në trurin e një individi me disleksi ndryshon shumë nga e nje individi jo disleksik. Shkaqet janë neurobiologjike dhe i atribuohen shpërndarjes jo normale të materies gri, simetrisë së dy hemisferave të trurit, si dhe aktivizimit te qendrës së imagjinatës gjatë procesit të të lexuarit . Faktorët e tjere që shkaktojnë veshtirësi specifike në të nxënë, jane : 1.Faktorët gjenetikë 2.Faktorët organike 3.Faktorët mjedisor dhe social(indirekt) 4.Fatkeqësite e ndryshme(traumat e kokes) Metodologjia e punës bazohet në: A-Përdorimi i metodës shumë shqisore (multi-sensore - ku përdoren shumë shqisa njëherësh). Teknikat multi-sensore janë ato teknika që përdorin më shumë se sa një kanal të shqisave për të marrë informacion. B-Përdorimi i teksteve të dyfishta(biliguale) për të kuptuar fjalët. C-Përdorimi i simboleve të PCS sepse nuk ka problem në njohjen e piktogrameve dhe mëson me lehtësi edhe simbolet opake. Copyright: Msc. Logopediste Antigoni Bullari


Para

Roli i fiz...

Pas

VAKSINIMI...


0 Komente

Lër një koment

Hyr për të lënë një koment.