Logopedi

Protokolli i Rehabilitimit Logopedik (ushtrimet për tonusin e muskujve të fytyrës)

Post Image

Çrregullime të shumta gjuhësore janë të shoqëruara me hipotoni të muskujve të fytyrës. Përdorimi i ushtrimeve ndihmon në relaksimin e muskujve të fytyrës duke e bërë kështu më të lehtë artikulimin e shkronjave. Përpara fillimit të rehabilitimit Logopedik dhe ushtrimeve buko-faciale fëmija duhet të ketë kaluar nga një seri vlerësimesh: 1.Audiometria tonale (Mjeku ORL) 2.Audiometria e të folurit (Mjeku ORL) 3.Ekzaminimi oro-facial...

Çrregullime të shumta gjuhësore janë të shoqëruara me hipotoni të muskujve të fytyrës. Përdorimi i ushtrimeve ndihmon në relaksimin e muskujve të fytyrës duke e bërë kështu më të lehtë artikulimin e shkronjave. Përpara fillimit të rehabilitimit Logopedik dhe ushtrimeve buko-faciale fëmija duhet të ketë kaluar nga një seri vlerësimesh: 1.Audiometria tonale (Mjeku ORL) 2.Audiometria e të folurit (Mjeku ORL) 3.Ekzaminimi oro-facial (Logopedi) Objektivat që arrihen nëpërmjet zbatimit të këtij protokolli janë: 1.Përdorimi i ushtrimeve buko – faciale si një element i rëndësishëm në terapinë e të folurit. 2.Relaksimi i muskujve nëpërmjet ushtrimeve dhe masazheve buko – faciale. 3.Artikulimi i drejtë i shkronjave në të cilat fëmija ka vështirësi. Protokolli i ushtrimeve A) Shprehjet e ekzagjeruara të fytyrës Për të kryer këtë ushtrim duhet të bejmë shprehje të ekzagjeruara të fytyrës si: •e qeshura e madhe •ngritja e vetullave •fytyra e vrenjtur •lëvizja e nofullës së poshtme para dhe pas •mbyllja e syve fort dhe shprehje të tjera të fytyrës (Duket shumë e thjeshtë, por është efektive në mbajtjen e fortësisë së muskujve në fytyrë dhe mund të bëjë përmirësime në problematika të të folurit, shaktuar këto nga çrregullime të ndryshme. ) Shënim: Ky grup ushtrimesh duhet të kryhet nga fëmija pas demostrimit nga Logopedi, ky nuk është një ushtrim që kryhet përball pasqyrës, por fëmija dhe terapisti duhet të qëndrojnë përballë njëri tjetrit. B)Lëvizjet e izolimit të gojës Të izolosh muskujt që kontrollojnë gojën me ushtrime të ndryshme mund të ketë një efekt pozitiv në cilësinë e të folurit. Trajtimi për këtë problem fillon me: •ushtrime për flegrat e hundës •ngri dhe rrotullo buzën e sipërme •bashko buzët së bashku me forcë ,bëj një zgjatim të buzëve sikur po fishkëllen •qesh pa treguar dhëmbët •qesh duke treguar dhëmbët •vendos gishtin tregues dhe gishtin e madh në cep të buzëve dhe me ngadalë krijo rezistencë në formën e buzëqeshjes me gishtat e tu në fytyrën e fëmijës •vendos duart poshtë mjekrës dhe udhëzoje të hapë gojën duke ushtruar rezistencë me dorën tënde në të njëjtën kohë. Shënim: Duhen bërë deri në 10 përsëritje të ushtrimeve të rezistencës, 2 herë gjatë seancës së terapisë. C)Ushtrime për gjuhën, buzët dhe nofullën 1.Gjuha •nxirre gjuhën jashtë sa më shumë të mundesh dhe mbaje në atë pozicion për 5 •tërhiqe gjuhën afër qiellzës duke e mbajtur në atë pozicion për 3 sekonda •lëvize gjuhën nga njëra anë në tjetrën, lart-poshte duke e shtyre atë drejt dhëmbëve të sipërm •nxirr gjuhën jashtë dhe shtype atë nga sipër me fundin e një luge ndërkohë që fëmija duhet të përpiqet ta ngrejë gjuhën lart. Ushtrimi final për gjuhën është të vendosësh gishtin rreth një cm larg cepit të buzës dhe fëmija të tentojë ta shtyjë atë gisht me gjuhën nga brenda. Mbaje gjuhën në atë pozicion për 3-5 sekonda dhe përsërite 5 herë për cdo anë. 2.Nofulla •hap gojën dhe lëviz nofullën e poshtme majtas dhe djathtas dhe më pas në lëvizje rrethore, mbaje në cdo lëvizje rreth 5 sekonda pa e lëvizur dhe përsërite rreth 5 herë •krijo rezistencë duke përdorur dorën në këto ushtrime për të mbajtur nofullën 3.Buza •qesh për 5 sekonda dhe më pas pusho •mba për 5 sekoda buzët në një pozicion puthje •kombino të dy ushtrimet duke i bërë njëra pas tjetrës •bashko buzët lehtësisht bashkë dhe rri në këtë pozicion për 5 sekonda •mbushe gojën me ajër dhe lëviz ajrin nga njëra faqe në tjetrën. •imitimi në mënyrë të ekzagjeruar i zanoreve (a,o,e,i,u,y,ë) Shënim: Përsërit secilin ushtrim të buzëve 5 herë gjatë seancës së terapisë. D)Frymëmarrja •fryrja e qiririt •fryrja e letrave të vogla •thithja e ajrit me hundë dhe nxjerrja me gojë •thithja dhe nxjerrja e ajrit me gojë •fryrja e ujit në pjatë •fryrja e tullumbaceve Tek ky cikël ushtrimesh përfshihet përdorimi i aparatit Spiro-ball (http://www.leventon.es/products/respiratory/spiro-ball.aspx) !! Përpara fillimit të ushtrimeve Logopedi duhet të jetë i pajisur me maskë, doreza dhe alkool për të disifektuar mjetet e përdorimit. Logopede Anna Kotro Fondacioni Logo Alb" & Qendra e shërbimeve terapeutike Logomed" Gjirokastër,2021


Para

Rëndësia e...

Pas

Sinjalet e...


0 Komente

Lër një koment

Hyr për të lënë një koment.