Infermieri

Rëndësia e Vitaminës D

Post Image

Rëndësia e Vitaminës D Vitamina D mbulon një sërë funksionesh të rëndësishme në organizmin e njeriut mes të cilave: • Nxit përthithjen e kalciumit nga sistemi i tretjes • Mban në normë nivelet e kalciumit dhe fosforit në gjak • Përmirëson përthithjen e kalciumit dhe fosforit nga veshkat • Forcon kockat • Nxit zhvillimin e kockave te fëmijët Çfarë është mungesa e vitaminës D? Është situata që pasqyron...

Rëndësia e Vitaminës D Vitamina D mbulon një sërë funksionesh të rëndësishme në organizmin e njeriut mes të cilave: • Nxit përthithjen e kalciumit nga sistemi i tretjes • Mban në normë nivelet e kalciumit dhe fosforit në gjak • Përmirëson përthithjen e kalciumit dhe fosforit nga veshkat • Forcon kockat • Nxit zhvillimin e kockave te fëmijët Çfarë është mungesa e vitaminës D? Është situata që pasqyron një nivel të pamjaftueshëm të vitaminës D për ta mbajtur trupin e njeriut të shëndetshëm. Në mjekësi, mungesa e vitaminës D njihet edhe si hipovitaminoza D. Shkaqet: • Ekspozimi i pamjaftueshëm në diell • Kequshqyerja • Aktiviteti i ulët fizik në ajër të pastër • Lëkura e errët • Jetesa në zona të largëta nga ekuatori • Përdorimi i tepruar i kremërave solarë (një krem solar me SPF 15 bllokon rreth 99% të prodhimit natyral të vitaminës D) • Një rritje të nevojës për vitaminë D • Një ndryshim në përthithjen e saj nga sistemi i tretjes • Prania e patologjive të tjera si sëmundjet e mëlçisë apo veshkave, të cilat kompromentojnë konvertimin e saj • Terapi me medikamente të ndryshme Faktorë që ndikojnë në mungesën e vitaminës D: • Tymi i duhanit • Mosha e avancuar • Obeziteti • Alkooli • Ushqyerja e foshnjes me gji • Prezenca e osteoporozës • Prezenca e bypass gastrik Duhet thënë se mungesa e vitaminës D haset më shpesh te: • Personat që i shmangen ekspozimit në diell • Personat që vuajnë nga insufiçienca renale ose hepatike • Ata që vuajnë nga sarkoidoza, tuberkulozi, histoplazmoza ose ndonjë sëmundje tjetër granulomatoze • Pacientët me limfomë, një lloj i kancerit të gjakut. • Njerëzit me fibrozë cistike, pankreatit kronik ose cirroza biliare Pasojat e mungesës së vitaminës D: -Dhembje të kockave -Dhembje të artikulacioneve -Dobësi muskulore -Kocka të dobëta, që tentojnë të deformohen te personat me moshë të re, ose të thyhen lehtësisht tek ata me moshë madhore -Vështirësi për të menduar në mënyrë të qartë -Lodhje të vazhdueshme -Rakitizëm -Rrezik për sëmundje të zemrës Ushqimet më të pasura me vitaminë D: • Qumështi • Lëngu i portokallit • Qumështi i sojës • Kosi • Drithërat e mëngjesit • Margarina Burime të tjera të mira të vitaminës D janë: vaji i merlucit apo të peshqve të tjerë si, (salmon, troftë, peshku shpatë, ton, etj), e verdha e vezës, kërpudhat. Për të zbuluar nëse keni ose jo mungesë të vitaminës D nevojitet kryerja e analizës së gjakut. MSc.Elson Jaçaj


Para

Strategji...

Pas

Protokolli...


0 Komente

Lër një koment

Hyr për të lënë një koment.