Fizioterapi

Si ndikon Skleroza Multiple në modelin e ecjes?

Post Image

Skleroza Multiple është një sëmundje autoimune e cila karakterizohet nga inflamacion dhe demielinizim i sistemit nervor qëndror.Ajo mund të prekë pothuajse cdo nerv te SNQ, prandaj simptomat e kësaj sëmundje janë të ndryshme për individë të ndryshëm. Skleroza Multiple mund të shkaktojë simptoma sensoriale, piramidale, cerebelare dhe vizuale.Të gjitha këto simptoma mund të ndikojnë në aftësinë e lëvizjes. Ndryshimi i modelit të...

Skleroza Multiple është një sëmundje autoimune e cila karakterizohet nga inflamacion dhe demielinizim i sistemit nervor qëndror.Ajo mund të prekë pothuajse cdo nerv te SNQ, prandaj simptomat e kësaj sëmundje janë të ndryshme për individë të ndryshëm. Skleroza Multiple mund të shkaktojë simptoma sensoriale, piramidale, cerebelare dhe vizuale.Të gjitha këto simptoma mund të ndikojnë në aftësinë e lëvizjes. Ndryshimi i modelit të ecjes është pa dyshim një nga simptomat më sfiduese dhe studimet tregojnë se personat e diagnostikuar me Sklerozë Multiple, 15 vjet pas diagnozës gjysma e njerëzve do të kërkojnë ndihmë për të ecur dhe 10% e tyre ju nevojitet një karrocë. Një përmbledhje e re sistematike u botua javën e kaluar në revistën Diagnostics me qëllimin për të informuar mbi anomalitë e ecjes në lidhje me MS së bashku për të ndihmuar trajtimin dhe zgjedhjet diagnostike veçanërisht me klasifikimin e anomalive të ecjes. Pas kryerjes së kërkimit dhe shqyrtimit të rezultateve, 12 artikuj u përfshinë në rezultate. Kjo përfshin gjithsej 523 pjesëmarrës (342 gra dhe 181 burra). Të gjitha llojet e Sklerozës Multiple ishin të përfshira në rezultate. Kur krahasohen elementët teknikë të cikleve të ecjes, njerëzit që jetojnë me MS kanë një fazë të ulur të lëkundjes dhe të qëndrimit për shkak të zonave të dobësisë së muskujve në adductors dhe quads dhe ndryshimeve të tonit në flexors hip. Përmbledhje e shpejtë e anomalive të ecjes në MS: -Për shkak të ndryshimeve të lezioneve të shkaktuara nga procesi i sëmundjes është e vështirë të vendoset një model i standardizuar atipik i ecjes -Anomalia e ecjes më së shpeshti është ulja e shpejtësisë së hapit -Ekziston një zvogëlim i zgjatjes së kofshës në periudhën e qëndrimit, me gjasë për shkak të rritjes së tonit në muskujt e pasëm të kofshës ose ekstensorëve të dobët -Gjatë fazës së lëkundjes ka një zvogëlim të përkuljes së gjurit për shkak të dobësisë ose ndryshimeve në tonin muskular -Në kyçin e këmbës ka një ulje të dorsifleksionit për ata me spasticitet Dobësia e muskujve gjithashtu çon në një ulje të përkuljes maksimale të gjurit gjatë fazës së ritmit. E njëjta gjë mund të thuhet për dorsifleksionin e kyçit të këmbës, por kjo ka të ngjarë të shkaktohet nga ndryshimet e tonit muskular dhe jo vetëm nga dobësia. Për shkak të ndyrshimeve të lezioneve ,ndryshimet e vërejtura gjatë progresionit të sëmundjes mund të ndryshojnë. Gjithashtu do të ketë ndryshime midis individëve kur trajtojnë ndryshimet e ecjes në lidhje me sëmundjen. Defektet në forcën e muskujve dhe rritja e tonit shpesh çojnë në asimetri dhe rivendosja e simetrisë së ecjes duhet të jetë qëllimi i rehabilitimit të ecjes. Burimi:www.Physiospot.com


Para

MOTI NUK K...

Pas

Si t’a dal...


0 Komente

Lër një koment

Hyr për të lënë një koment.