Logopedi

Si të sillemi me një fëmijë belbëzues ?

Post Image

Qëndrimi i mësuesit dhe i shokëve për këta fëmijë është mjaft i rëndësishëm. Klima negative në shkollë dhe në familje, ndërhyrjet e paorientuara apo mosinteresimi ndaj tyre janë tepër të dëmshme. Është i rëndësishëm krijimi i një mjedisi pranues dhe mbështetës për ta. Disa fëmijë, duke pasur frikë se mos tallen prej shokëve, evitojnë kontaktet verbale dhe vetizolohen nga shoqëria. Përpiquni...

Qëndrimi i mësuesit dhe i shokëve për këta fëmijë është mjaft i rëndësishëm. Klima negative në shkollë dhe në familje, ndërhyrjet e paorientuara apo mosinteresimi ndaj tyre janë tepër të dëmshme. Është i rëndësishëm krijimi i një mjedisi pranues dhe mbështetës për ta. Disa fëmijë, duke pasur frikë se mos tallen prej shokëve, evitojnë kontaktet verbale dhe vetizolohen nga shoqëria. Përpiquni • Të mos e korrigjoni apo të mos e ndërprisni kur është duke folur; kërkojuni edhe të tjerëve të mos e korrigjojnë • Të dëgjoni me durim çdo fjalë që thotë fëmija • Të ruani kontaktin me sy, të mos e ndërprisni, ta injoroni belbëzimin e tij dhe t’i jepni shumë dashuri fëmijës • Të mos i kërkoni t’i përsërisë ato që ka thënë ose ta ngadalësojë ritmin e të folurit • Të flisni me fëmijën ngadalë dhe në mënyrë të qartë • T’i jepni kohën e nevojshme për të përfunduar atë që po përpiqet të thotë • Të reduktoni stresin dhe situatat që shkaktojnë dhe përkeqësojnë belbëzimin • Ta përkrahni dhe t’i tregoni se e pranoni ashtu si është dhe ashtu si flet Strategji në ndihmë të mësuesit • Përshtatja e mjedisit • Bëni rregullimet/modifikimet e nevojshme në klasë. Mjedisi fizik në klasë është shumë i rëndësishëm në procesin e nxënies për nxënësit me vështirësi në gjuhë dhe në komunikim. • Uleni nxënësin në bankat e para, që të jetë pranë mësuesit dhe të ketë mundësi të kuptojë pyetjet dhe instruksionet e dhëna . • Baza materiale është pjesë përbërëse e klasës. Materialet dhe mjetet didaktike mund t’iu përshtaten nevojave specifike të nxënësve. • Përdorni skemat, imazhet, mjetet e tjera vizuale për të komunikuar me fëmijët. Menaxhimi i sjelljes • Punoni me fëmijët e tjerë, që të tregohen dashamirës kur fëmijët me probleme gjuhësore flasin. • Mësoni më shumë për vështirësitë në gjuhë dhe në komunikim. • Nxisni vetëbesimin e fëmijës. Strategji mësimdhënieje • Vendosni një sistem sinjalesh me nxënësin. Kjo do ta ndihmojë atë që, pa tërhequr vëmendjen e klasës, t’ju sinjalizojë nëse ka nevojë për ndihmë. • Tërhiqni vëmendjen e tij duke e parë në sy dhe duke e prekur lehtë në sup, në mënyrë që t’ju dëgjojë para se të flisni. • Jepni udhëzime të qarta dhe të mirorganizuara. • Bëni pyetje të shpeshta dhe merrni feedback. • Inkurajojini këta fëmijë të nisin dhe të zhvillojnë biseda me bashkëmoshatarët e tyre duke sfiduar pasiguritë që kanë në këtë aspekt. • Jini të durueshëm. Lejojeni fëmijën ta mbarojë fjalën ose fjalinë. • Vështirësitë në gjuhë dhe komunikim mund të jetë jashtëzakonisht frustuese për fëmijën. • Pyeteni për diçka që s’e keni kuptuar dhe fëmija mund t’ua thotë me fjali të shkurtra; ose tregojini për atë pjesë të bashkëbisedimit që keni kuptuar • Zëvëndësoni testet me gojë me ato me shkrim. • Përforconi pozitivisht dhe stimuloni vazhdimisht zhvillimet pozitive gjuhësore të fëmijës. • Mbani lidhje të shpeshta dhe punoni së bashku me prindërit, psikologun dhe terapistin gjuhësor Shkruan : Igresa Duka Logopede


Para

Pasojat af...

Pas

Masat që d...


0 Komente

Lër një koment

Hyr për të lënë një koment.