Të tjera

Masat që duhet të ndërmarrim kundër Covid19 gjatë festave të fundvitit

Post Image

Në këtë prag festash, ju mund të jeni duke menduar se si do të festoni pranë të afërmve tuaj, por njëkohësisht edhe si të kujdeseni për veten tuaj apo për ta nga virusi Covid-19. Fatkeqësisht, festat e fundvitit do të jenë ndryshe këtë vit, por ekziston një mundësi që ju mund të festoni duke marrë në konsideratë disa rregulla që do...

Në këtë prag festash, ju mund të jeni duke menduar se si do të festoni pranë të afërmve tuaj, por njëkohësisht edhe si të kujdeseni për veten tuaj apo për ta nga virusi Covid-19. Fatkeqësisht, festat e fundvitit do të jenë ndryshe këtë vit, por ekziston një mundësi që ju mund të festoni duke marrë në konsideratë disa rregulla që do tju mbrojnë ju dhe të tjerët. Nëse jeni duke menduar të organizoni një event apo të merrni pjesë në një festë ku do të ketë të ftuar të tjerë sigurohuni nëse shteti/ligji nuk i ka anulluar eventet e këtij lloji. Gjithashtu është e rëndësishme të merrni në konsideratë edhe risqet që mund të sjelle kjo mbledhje festive. Për të përcaktuar nivelin e risqeve, duhet ti bëni vetes këto pyetje: • Cilat janë nivelet aktuale të Covid-19? Kontrolloni numrin e rasteve ditore në vendin tuaj. Sa më të larta të jenë rastet, aq më i madh është rreziku i infektimit dhe shpërndarjes së virusit. • Ku do të mbahet eventi? Eventet e organizuara në ambjentet e jashtme janë më të sigurta, por nëse do të festoni në ambiente të mbyllura sigurohuni që dyert dhe dritaret të jenë të hapura në mënyrë që të qarkullojë ajri, kështu shanset për të shpërndarë virusin janë më të pakta. • Sa të ftuar do të ketë eventi? Sa më shumë të ftuar të ketë, aq më i lartë është risku. Mundohuni të ftoni sa më pak persona dhe sigurohuni që ambjenti ku do të festoni të ketë mjaftueshëm vend në mënyrë që personat të qëndrojnë 2 metra larg njëri-tjetrit. • Të ftuarit a kanë udhëtuar ose do të udhëtojnë së shpejti? Të kalosh kohë nëpër aeroporte, stacione treni, stacione autobuzi apo karburante mund ti ketë ekspozuar të ftuarit ndaj virusit që shkakton Covid-19. • A i respektojnë të ftuarit masat e sigurisë? Masat e sigurisë do të përfshijnë distancën nga njëri tjetri për të paktën 2 metra, mbajtjen e maskës dhe larjen/dezifektimin e duarve. Personat të cilët nuk ndjekin me përpikmëri masat e sigurisë kanë risk më të lartë për të shpërndarë virusin dhe për tu infektuar. Nëse ju nuk keni dëshirë të organizoni apo merrni pjesë në një event për shkak të nivelit të lartë të riskut, ju mund ta anulloni, ta shtyni për një moment të dytë ose thjesht mos të shkoni në event. Kush duhet të shmangë festat këtë periudhë? • Dikush që ka simptoma të Covid-19 • Dikush që është duke pritur për rezultatet e testit të Covid-19 • Dikush që ka pasur kontakt me një person me Covid-19 14 ditët e fundit • Dikush që ka sëmundje të tjera shoqëruese dhe do të rrezikohej më shumë nëse do të infektohej me Covid-19 Pas Eventit Pas eventit, nëse mendoni se keni pasur shumë kontakte me njerëz, ose nëse mendoni se jeni infektuar, duhet të qëndroni 14 ditë në shtëpi. Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundeni, shmangni kontaktet me persona që kanë sëmundje të tjera shoqëruese dhe konsideroni të bëni testin e Covid-19 për tu siguruar. Ndërkohë që jeni duke pritur për përgjigjet e testit, qëndroni në shtëpi dhe respektoni masat e sigurisë. Nëse ju shfaqni simptoma ose nëse testi ju ka rezultuar pozitiv, menjëherë lajmëroni personat që kanë qënë të pranishëm në festë. Kjo mund të ndihmojë në zvogëlimin e përhapjes së Covid-19 duke siguruar që të tjerët të testohen ose të qëndrojnë në shtëpi dhe larg të tjerve, nëse është e nevojshme. Pushimet këtë vit duhet të kenë patjetër një planifikim shtesë. Marrja e masave paraprake të sigurisë mund tju lejojë ju, familjen dhe miqtë tuaj të festoni dhe minimizoni rrezikun e infektimit ose përhapjen e virusit. Burimi: Mayo Clinic


Para

Si të sill...

Pas

Strategji...


0 Komente

Lër një koment

Hyr për të lënë një koment.