SISTEMI IMUNITAR. A jemi të përgatitur për dimrin?🧐 🍁 Duket se vjeshta po kalon, ndërsa në prag është dimri. Unë si mjek po mendoj se si mund t'ju ndihmoj të mos sëmureni këtë dimër. ❄️ 🧆Ushqimi që hamë mund të ndihmojë në forcimin e sistemit tonë imunitar dhe madje të parandalojë ftohjet e zakonshme. Më poshtë po ju...
SISTEMI IMUNITAR. A jemi të përgatitur për dimrin?🧐 🍁 Duket se vjeshta po kalon, ndërsa në prag është dimri. Unë si mjek po mendoj se si mund t'ju ndihmoj të mos sëmureni këtë dimër. ❄️ 🧆Ushqimi që hamë mund të ndihmojë në forcimin e sistemit tonë imunitar dhe madje të parandalojë ftohjet e zakonshme. Më poshtë po ju prezantoj disa ushqime që ju ndihmojnë të mbështesni sistemin tuaj imunitar. 🧅 Qepa Qepët përmbajnë kuercetinë e cila ka veti anti-inflamatore dhe antivirale. Më pëlqejnë sepse përmirësojnë shijen e pjatave të përditshme. 🦠 Ushqimet e fermentuara Lakrat turshi, kosi, djathi na pëlqejnë sepse janë shumë të lehta për t'u bërë në shtëpi dhe po aq të lira për t'u blerë në dyqan. Ata pakësojnë rrezikun për infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. 🍇Borobicat Këto janë të preferuara për ëmbëlsira por përmbajnë shumë antioksidantë e vitaminë C. Në fakt, ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave dhe uljen e inflamacionit. 🥝Kivi Është e pasur me vitaminë C, folate, kalium dhe antioksidantë, është treguar se ndihmon në uljen e kohëzgjatjes së ftohjes së zakonshme! 🍋Limonat Limonat janë të pasur me vitaminë C, fibra dhe komponime të ndryshme bimore të dobishme. Në fakt, limonët mbështesin shëndetin e zemrës, kontrollin e peshës dhe shëndetin e sistemit të tretjes. Këshilla ime: -Shtoni limon ne çdo gotë ujë që pini! Dëshironi më shumë këshilla për të mbështetur sistemin imunitar? MSc.Elson Jaçaj
0 Komente