Të tjera

Teleterapia - Trendi/nevoja që nuk do të zhduket edhe pas përfundimit të pandemisë

Post Image

Disa terapistë mendojnë se teleterapia është po aq e përshtatshme për pacientët e tyrë saqë ata do të vazhdojnë ta aplikojnë edhe pas përfundimit të pandemisë. Vajza 10-vjeçare kishte frikë se kukullat e saj të varura në dollapin e dhomës së gjumit do të zgjoheshin dhe do ta sulmonin atë.Ndërsa vajza drejtoi iPad-in e saj në derën e “frikshme” të dollapit...

Disa terapistë mendojnë se teleterapia është po aq e përshtatshme për pacientët e tyrë saqë ata do të vazhdojnë ta aplikojnë edhe pas përfundimit të pandemisë. Vajza 10-vjeçare kishte frikë se kukullat e saj të varura në dollapin e dhomës së gjumit do të zgjoheshin dhe do ta sulmonin atë.Ndërsa vajza drejtoi iPad-in e saj në derën e “frikshme” të dollapit në një seancë terapie në distancë, terapistja e saj, Daniela Owen, ishte në gjendje ta trajnonte atë në kohë reale për të pushtuar frikën e kukullave. “Kjo nuk do të kishte qënë aq efektive në zyrën time”, shpjegoi më vonë Dr.Owen, një psikolog me qendër në Oakland. Dr.Owen, si shumica dërrmuese e terapistëve, kaloi nga terapia fizike tek teleterapia gjatë fillimit të pandemisë.Sipas një studimi të fundit nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë, ¾ e klinicistëve po bëjnë vetëm terapi virtuale(teleterapi) dhe 16% të tjerë po bëjnë një kombinim të terapive. Studimet e vlerësuara nga kolegët kanë treguar se terapia në distancë ose teleterapia, e cila zakonisht kryhet përmes videokonferencës, mund të jetë po aq efektive sa terapia fizike për trajtimin e çregullimit të stresit post-traumatik, depresionit dhe ankthit, sipas Leslie Morland, drejtor i programit rajonal të Shëndetit TeleMental në Sistemin e Kujdesit Shëndetësor Në San Diego VA. Megjithatë, shumica e terapistëve të intervistuar pranojnë se edhe teleterapia ka anës e saj negative. Disa gjëra thjesht nuk mund të bëhen përmes videos.Nëse një pacient është duke qarë, si mund ti ofroni ju atyre një shami?Ose nëse një pacient që me të vërtetë po lufton me diçka serioze, siç tha Mirjam Quinn, një psikolog me qendër në Çikago, “Ndonjëherë nëse nuk ka fjalë, mund të prekësh shpatullën e dikujt, mund të ulesh pranë tyre.Kjo është zhdukur.Dhe kjo është diçka që më mungon vërtet.” Një pengesë tjetër:Mund të jetë e vështirë për të gjetur privatësinë, sidomos gjatë karantinës ku e gjithë familja është në shtëpi dhe familja e tij mund të dëgjojë seancat e terapisë. “Gjatë teleterapisë mjeku më pyeti, ‘A ju kanë dhënë ilaçet ndonjë problem seksual? ‘Dhe unë duhej t’i përgjigjesha kësaj.” Në vija të përgjithshme, teleterapia është një zgjidhje inovative, me kosto efektive që në përgjithësi ofron fleksibilitet duke kapërcyer pengesat e distancës, mungesën e specialistëve dhe pamundësinë për të lëvizur. Duke shtrirë shërbime klinike të një cilësie të lartë në zona urbane dhe rurale, teleterapia mban çelësin për të zvogëluar ndjeshëm mungesat e terapistëve, duke u ofruar fëmijëve dhe adultëve shërbime të nevojshme dhe lehtësimin e buxheteve shkollore.


Para

Çfarë duhe...

Pas

Roli i fiz...


0 Komente

Lër një koment

Hyr për të lënë një koment.