Të gjithë profesionistët që ofrojnë shërbimet e tyre mjekësore në banesë, gjatë pandemisë COVID-19 duhet të marrin masat e mëposhtme: • Të kryejnë një vlerësim të riskut dhe në bazë të këtij vlerësimi të zgjedhin përdorimin e pajisjeve të përshtatshme me funksion mbrojtës, siç mund të jenë; maska mjekësore, mbrojtja e syve, dorezat etj në momentin që hynë në banesën e pacientit....
Të gjithë profesionistët që ofrojnë shërbimet e tyre mjekësore në banesë, gjatë pandemisë COVID-19 duhet të marrin masat e mëposhtme: • Të kryejnë një vlerësim të riskut dhe në bazë të këtij vlerësimi të zgjedhin përdorimin e pajisjeve të përshtatshme me funksion mbrojtës, siç mund të jenë; maska mjekësore, mbrojtja e syve, dorezat etj në momentin që hynë në banesën e pacientit. • Të zbatojnë masat e parandalimit të infeksionit duke u kujdesur për higjenën e duarve dhe pajisjeve që përdorin gjatë konsultës. • Të sigurohen që dhoma ku qëndron pacienti të jetë e ajrosur, duke hapur dritaret nëse është e nevojshme. • Tu japin udhëzime dhe këshilllave kujdestarëve apo familjarëve të pacientit për pastrimin dhe disinfektimin e ambjenteve të shtëpisë dhe në trajtimin e mbeturinave, veshjeve apo enëve që përdoren nga pacienti. • Ti kërkojnë pacientit të vendosë një maskë mbrojtëse mjekësore ose të paktën të mbajnë një metër distancë gjatë vizitës. • Të kërkojë kufizimin e numrit të anëtarëve të familjes gjatë konsultës dhe mbajtjen e të paktën 1 metër distancë. • Të sigurohen që të largojnë mbeturinat mjekësore dhe të disinfektojnë duart përpara largimit nga shtëpia e pacientit. Burimi: WHO
0 Komente