Të tjera

Pse uji është i rëndësishëm për trupin tonë?

Post Image

Kemi dëgjuar të thuhet shpesh se uji është çelësi i shëndetit tonë.Por pse? Uji përbën rreth 60% të trupit tonë dhe është i përfshirë në shumë funksione të rëndësishme si: • Pastrimin e mbeturinave nga trupi • Rregullimin e temperaturës së trupit • Ndihmon në funksionimin e trurit Lexoni më poshtë për të mësuar më shumë rreth rëndësisë së ujit dhe ndikimin që ai ka tek shëndeti ynë. 1. Ai...

Kemi dëgjuar të thuhet shpesh se uji është çelësi i shëndetit tonë.Por pse? Uji përbën rreth 60% të trupit tonë dhe është i përfshirë në shumë funksione të rëndësishme si: • Pastrimin e mbeturinave nga trupi • Rregullimin e temperaturës së trupit • Ndihmon në funksionimin e trurit Lexoni më poshtë për të mësuar më shumë rreth rëndësisë së ujit dhe ndikimin që ai ka tek shëndeti ynë. 1. Ai ndihmon në krijimin e salivës(pështymës) Uji është përbërësi kryesor i pështymës.Pështyma gjithashtu përfshin sasi të vogla elektrolitesh, mukus dhe enzima. Nëse goja juaj është më e thatë se zakonisht dhe pirja e ujit nuk po ndihmon, vizitoni mjekun tuaj. 2. Rregullon temperaturën e trupit Të qënurit i hidratuar është thelbësore për të ruajtur temperaturën e trupit tuaj.Trupi juaj humbet ujë përmes djersës gjatë aktivitetit fizik dhe në ambiente të nxehta. Djersa e mban trupin e fresket, por temperature e trupit do të rritet nëse nuk rimbushni ujin që trupi juaj ka humbur.Kjo sepse trupi juaj humbet elektrolitet dhe plazmë kur është i dehidratuar. Nëse djersitni më shumë se zakonisht, sigurohuni që të pini shumë ujë për të shmangur dehidratimin. 3. Uji mbron indet, palcën kurrizore dhe nyjet Konsumimi i ujit ndihmon në vajosjen e nyjeve, palcës kurrizore dhe indeve. 4. Ndihmon në parandalimin e kapsllëkut Të hash fibra nuk është mënyra e vetme për të parandaluar kapsllëkun.Është gjithashtu e rëndësishme të pini ujë që lëvizjet e zorrëve të përmbajnë ujë mjaftueshem gjatë aktivitetit të tyre. 5. Ju ndihmon të humbisni peshë Studimet kanë treguar se pirja e ujit lidhet me humbjen e peshës tek personat që janë mbipeshë ose që duan të humbasin disa kile të tepërta.Pirja e më shumë ujë gjatë dietës dhe stërvitjes do t’jua bëjë më të thjeshtë të humbisni peshë 6. Përmirëson qarkullimin e oksigjenit në gjak Uji bën të mundur transportimin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit në të gjithë trupin tuaj.Marrja e një sasië të lartë ditore uji do të përmirësojë qarkullimin tuaj dhe do të ketë një ndikim pozitiv në shëndetin tuaj të përgjithshëm 7. Ndihmon në luftimin e sëmundjeve Pirja e ujit mund të ndihmojë në parandalimin e disa sëmundjeve si: • Kapsllëku • Gurët në veshka • Astma e shkaktuar nga ushtrimet • Infeksion i traktit urinar • Hipertensioni 8. Ndihmon në rritjen e energjisë Pirja e ujit mund të aktivizojë metabolizmin tuaj dhe një rritje e aktivitetit të metabolizmit shoqërohet me nje ndikim pozitiv në nivelin e energjisë 9. Ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës Pirja e ujit do t’ju ndihmojë të mbani lëkurën tuaj të hidratuar dhe mund të nxisë prodhimin e kolagjenit 10. Ndihmon në përmirësimin e humorit Dehidratimi mund të rezultojë në lodhje dhe konfuzion, si dhe ankth prandaj për ti evituar këto PINI UJË Sa shumë ujë duhet të pini? Sipas National Academies of Sciences, Engineering, and Medicine, sasia e marrjes së ujit që plotëson nevojat e shumicës së njerzve është: Rreth 15.5 gota ujë çdo ditë për burrat Rreth 11.5 gota ujë çdo ditë për gratë 20% merret nga ushqimi dhe pjesa tjetër varet nga uji i pijshëm dhe pijet me bazë ujin.Pra burrat duhet të konsumojnë rreth 3 litra ujë dhe gratë 2.12 litra. Ju duhet të nxiteni të pini sa më shumë ujë nëse jeni në një vend të nxehtë, për të shmangur dehidratimin. Mënyra të tjera për të vlersuar hidratimin përfshijnë etjen tuaj dhe ngjyrën e urinës suaj.Ndjenja e etjes tregon që trupi juaj nuk po merr mjaftueshëm ujë.Urina që është e errët ose me ngjyrë tregon dehidratim.Urina e zbehtë ose pa ngjyrë zakonisht tregon hidratimin e duhur. Uji është i rëndësishëm për pothuajse çdo pjesë të trupit tuaj. Këtu janë disa ide se si mund të pini ujë mjaftueshëm: • Mbani një shishe uji me vete kudo që shkoni.Në këtë mënyrë mund të pini sa herë të keni nevojë. • Synoni të merrni një sasi optimale uji çdo ditë • Sigurohuni të pini ujë çdo orë dhe përfundojeni 1 orë para se të flini


Para

Çfarë ësht...

Pas

Çfarë duhe...


0 Komente

Lër një koment

Hyr për të lënë një koment.