Kujdesi në shtëpi përfshin çdo shërbim profesional që lejon një person të jetojë i sigurtë në shtëpinë e tij.Shërbimet e kujdesit në shtëpi mund të ndihmojnë dikë që është i moshuar dhe ka probleme shëndetësore por do të jetojë i pavarur. Kujdestarët profesionistë si infermierët, mjekët, terapistët sigurojnë kujdes shëndetësor afatshkurtër ose afatgjatë në shtëpi në varësi të nevojave të personit. Kujdesi...
Kujdesi në shtëpi përfshin çdo shërbim profesional që lejon një person të jetojë i sigurtë në shtëpinë e tij.Shërbimet e kujdesit në shtëpi mund të ndihmojnë dikë që është i moshuar dhe ka probleme shëndetësore por do të jetojë i pavarur. Kujdestarët profesionistë si infermierët, mjekët, terapistët sigurojnë kujdes shëndetësor afatshkurtër ose afatgjatë në shtëpi në varësi të nevojave të personit. Kujdesi në shtëpi mund të jetë çelësi për arritjen e cilësisë më të lartë të jetës.Mund të mundësojë siguri dhe pavarësi, mund të lehtësojë menaxhimin e një gjendje të vazhdueshme mjekësore, mund të ndihmojë në shamgjen e shtrimit në spital, mund të ndihmojë në rimëkëmbjen pas një sëmundje, dëmtimi ose qëndrimi në spital-e gjithë kjo përmes kujdesit të dhënë në komoditetin dhe familjaritetin e shtëpisë. Kujdesi në shtëpi mund të përfshijë: • Ndihmë me aktivitetet e jetës së përditshme si psh.: veshja apo larja • Shoqërim • Shërbime terapie dhe rehabilituese • Kujdes infermieror afatshkurtër ose afatgjatë për një sëmundje apo paaftësi Çfarë përfshin kujdesi në shtëpi: 1. Shërbimet e Kujdesit Personal dhe Shoqërimit: • Ndihmë për vetë-kujdesin, si pastrimi, larja, veshja dhe përdorimi i tualetit • Ndihmë në të mësuarin se si të transferohesh nga shtrati në karrocë apo nga karroca në tualet dhe parandalimin e rënieve • Ndihma për planifikimin dhe përgatitjen e vaktit, mirëmbajtjen e shtëpisë, lavanderi, kujtesat e ilaçeve dhe shoqërimin nëpër takime • Shoqërimi dhe angazhimi nëpër aktivitete të ndryshme • Mbikëqyrje për persona që vuajnë nga Alzheimer 2. Shërbimet e kujdesit infermieror përfshijnë: • Kujdesi për trakeostominë • Monitorimi i shenjave vitale • Administrimi i ilaçeve • Kujdesi i tubit të të ushqyerit • Kujdesi për kateterin • Shërbim paliativ 3. Shërbimet e kujdesit shëndetësor të përgjithshëm: • Shërbime infermierie afatshkurtra • Terapi fizike • Logopedi Si ofrohet shërbimi në shtëpi? Shërbimet e Kujdesit Personal & Shoqëror nuk kanë nevojë për recetë nga mjeku.Kujdesi ofrohet në mënyrë të vazhdueshme në orarin që plotëson nevojat e klientit, deri në 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Kujdesi shëndetësor në shtëpi ka nevojë për recetë nga mjeku.Kujdesi infermieror sigurohet kryesisht me ndërrime, deri në 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Kujdesi shëndetësor i përgjithshëm sigurohet përmes mjekëve të specializuar dhe vizitat zgjasin deri në një orë, në baza afatshkurtra derisa të përmbushen qëllimet individuale. Burimi: www.bayada.com
0 Komente