Ekspertët thonë se coronavirus, gripërat, ftohjet e zakonshme apo alergjitë kanë simptoma të ndryshme. • Simptomat kryesore të coronavirusit të ri janë temperaturë, lodhje, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. • Alergjitë kanë më shumë simptoma kronike të tipit tështima, vështirësi në frymëmarrje dhe kollë. • Gripi ka simptoma të njëjta me coronavirusin e ri, temperaturë dhe dhimbje trupi por influenza nuk shakton vështirësi në frymëmarrje. Nëse keni...
Ekspertët thonë se coronavirus, gripërat, ftohjet e zakonshme apo alergjitë kanë simptoma të ndryshme. • Simptomat kryesore të coronavirusit të ri janë temperaturë, lodhje, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. • Alergjitë kanë më shumë simptoma kronike të tipit tështima, vështirësi në frymëmarrje dhe kollë. • Gripi ka simptoma të njëjta me coronavirusin e ri, temperaturë dhe dhimbje trupi por influenza nuk shakton vështirësi në frymëmarrje. Nëse keni rrjedhje hunde ose ju kruhen sytë, nuk do të thotë që keni coronavirus. Sidoqoftë, nëse keni kollë, lodhje dhe temperaturë me shume mundësi ju keni Covid-19. Por gjithashtu mund të jetë dhe një grip sezonal. Ajo që bën diferencën midis të trejave është se coronavirus shkakton vështirësi në frymëmarrje. Vështirësia në frymëmarrje është shenjë tipike e Covid-19 e cila mund të shkaktojë dhe pneumoni. Në përgjithësi, gripi ose ftohja nuk shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje deri në momentin që nuk ka kaluar në pneumoni. Tështima nuk është një simptomë Rrjedhja e hundëve, dhimbja e fytyrës, sytë e kuq apo akumulimi i mukusit nazal në fyt e cila mund të shkaktojë një kollë persistente janë simptoma normale të alergjise apo ftohjes së zakonshme, por ato nuk janë simptoma tipike të Covid-19. Simptomat e Covid-19 zakonisht shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit. The Centers for Disease Control and Prevention(CDC) liston simptomat primare të Covid-19 • Temperaturë • Kollë • Vështirësi në frymëmarrje • Lodhje • Dhimbje muskujsh • Dhimbje koke • Djegie fyti • Humbje të shijes apo nuhatjes • Kongjestion nazal • Diarre • Të përziera ose të vjella Sidoqoftë, ka persona të cilët janë të infektuar, por nuk shfaqin simptoma dhe ata mund të transmetojnë virusin në personat përreth tyre. Alergjia ka simptoma kronike Covid-19, njësoj si gripi është një sëmundje akute, që do të thotë njerezit ndihen mirë deri në momentin që i shfaqen simptomat. Në anën tjetër, alergjitë janë zakonisht kronike me simptoma që janë prezente për javë, muaj apo vite. Simptomat e alergjisë variojnë sipas mjedisit, përkeqësohen ndaj ekspozimit në pluhur, polena ose nga kafshët e egra, ndërkohë që simptomat si pasojë e ftohjes varen nga moti, ndryshimi i ambientit ose nga faktorë të tjerë mjedisor. Gjithashtu, ashtu si Covid-19 edhe ftohjet e zakonshme kanë simptoma si temperaturë, dhimbje koke dhe dhimbje trupi, ndërkohë që alergjitë prekin vetëm traktin respirator. Simptomat tipike të Covid-19 janë më të ngjashme me gripin sesa me ftohjen. Është e vështirë për të diferencuar simptomat e gripit dhe Covid-19, ndonjëherë mund të jetë dhe e pamundur. Ja përse është e rekomanduar të kryhet vaksina e gripit që të jetë më e lehtë më pas për të bërë diferencimet me Covid-19. Rastet mund të jenë kërcënuese për jetën Covid-19 mund të shkaktojnë më shumë fatalitete sepse është lehtësisht i transmetueshëm, popullsia nuk ka imunitet ndaj kësaj sëmundje dhe komplikacionet në rastet më të rënda mund të shkaktojnë pneumoni jetë kërcënuese. Nëse ndiheni sëmurë ose mendoni se keni pasur kontakte me persona që janë me Covid-19 izolohuni për të paktën 2 javë për të ulur riskun e përhapjes së sëmundjes. Sipas WHO, 1 në 6 persona i cili infektohet me Covid-19 është në gjëndje më të rënduar dhe ka vështirësi në frymëmarrje. Mosha e tretë dhe personat të cilët kanë sëmundje shoqëruese si tension, probleme me zemrën apo diabet janë më të rrezikuar.
0 Komente