Çfarë është një dhimbje nga tensioni? Dhimbja nga tensioni është lloji më i shpeshtë i dhimbjes së kokës.Ajo mund të jetë një dhimbje e lehtë, e moderuar ose intensive në kokë, qafë dhe përreth syve. Shumica e njerzve që përjetojnë këto dhimbje kanë dhimbje episodike të cilat mund të ndodhin një ose dy herë në muaj mesatarisht. Por, dhimbjet nga tensioni mund...
Çfarë është një dhimbje nga tensioni? Dhimbja nga tensioni është lloji më i shpeshtë i dhimbjes së kokës.Ajo mund të jetë një dhimbje e lehtë, e moderuar ose intensive në kokë, qafë dhe përreth syve. Shumica e njerzve që përjetojnë këto dhimbje kanë dhimbje episodike të cilat mund të ndodhin një ose dy herë në muaj mesatarisht. Por, dhimbjet nga tensioni mund të jenë gjithashtu edhe kronike. Shkaktarët e dhimbjes nga tensioni Dhimbjet nga tensioni vijnë si pasojë e kontraktimeve muskulare në zonën e qafës dhe kokës. Këto kontraktime mund të shkaktohen nga • Ushqimi • Aktivitetet • Stresi Disa njerëz mund të zhvillojnë dhimbje nga tensioni pasi kanë qëndruar përpara kompjuterit për një kohë të gjate ose pas i kanë dhënë makinës për një kohë të gjatë. Temperaturat e ftohta mund te shkaktojnë gjithashtu dhimbje koke. Disa faktorë të tjerë që mund të zhvillojnë dhimbjen nga tensioni janë • Alkooli • Lodhja • Duhani • Gripi • Infeksion i sinuseve • Kafeina • Postura e gabuar • Stresi emocional • Dehidratimi • Pagjumësi • Dietë e varfër ushqimore Simptomat e dhimbjes nga tensioni Simptomat e dhimbjes nga tensioni përfshijnë: • dhimbje koke • presion përreth kokës • ndjeshmëri e lartë përreth kokës Dhimbja zakonisht është e lehtë ose e moderuar, por mund të jetë dhe intense. Në këtë rast ju mund ta ngatërroni dhimbjen e kokës me migrenën. Migrena është një lloj dhimbje koke e cila shkakton dhimbje pulsuese në njërën anë ose në të dyja anët e kokës. Gjithsesi, dhimbja nga tensioni nuk ka të njëjtat simptoma si migrena, si p.sh. nauze ose ndjesia e te vjellit. Në raste të rralla, dhimbja nga tensioni mund të çojë në rritje të ndjeshmërisë nga drita, zhurmat e larta njësoj si migrena. Si të trajtojmë dhimbjet nga tensioni Medikamentet dhe kujdesi në shtëpi Ju mund të filloni duke pirë sa më shumë ujë në rast se jeni të dehidratuar. Sigurohuni të flini gjumë me orar të plotë sepse në shumicën e rasteve, dhimbja e kokës nga tensioni mund të vijë si pasojë e një gjumi jo të mirë. Gjithashtu sigurohuni mos të evitoni asnjë vakt ushqimor. Nëse asnjë nga këto strategji nuk funksionon, atëherë ju mund të merrni medikamente si ibubrofen ose aspirinë për të ulur dhimbjen. Sidoqoftë medikamentet janë të këshillueshme të merren vetëm në raste kur dhimbja është e fortë. Nëse medikamentet për dhimbjen nuk funksionojnë, atëherë konsideroni të merrni qetësues të muskujve i cili do tju ndihmojë në parandalimin e tkurrjes së muskujve. Trajtime të tjera të rekomanduara janë: • Menaxhimi i stresit. Mësoni se si të përballoni stresin dhe si të lehtësoni tensionin tuaj. • Akupuntura. Kjo është një terapi alternative e cila do të ndihmojë në reduktimin e stresit dhe tensionit duke aplikuar gjilpëra të holla në zona të caktuara në trupin tuaj. • Fizioterapi. Ushtrimet e qafës,masazhi, ushtrimet posturale, teknikat kranio-cervikale, termoterapia, mobilizimet vertebrale dhe stretching kanë rezultuar efektive në uljen e dhimbjeve nga tensioni. Referenca: https://miaclinic.al/mbi-neurologjine/articles/Si-mund-te-diagnostikohet-migrena https://www.healthline.com/health/tension-headache#7
0 Komente